Këngëtarja e famshme amerikane, Jennifer Lopez, ka lënë disi mënjanë muzikën dhe i është futur botës së biznesit. Jennifer i shtohet listës të personazheve të famshëm që kanë krijuar linjën e tyre të bukurisë. Pas Rihanna-s, Selana Gomez dhe Lady Gaga-s edhe Lopez vjen me një linjë të re bukurie, e cila do të quhet “JLo Beauty”.Lajmin e bëri vetë të ditur këngëtarja përmes postimeve në rrjetet sociale dhe tregon se produktet do të jenë gati shumë shpejtë.
Por kjo nuk është eksperienca e parë në këtë fushë për Jenniferi-n, më parë ajo ka lançuar markën e saj të parfumeve.
Gjithashtu ajo ka treguar për ndjekësit e saj, se ka punuar shumë për të sjellë linjën e saj të produkteve të bukurisë.
“Kam punuar për këtë për një kohë të gjatë sepse nuk dua të nxjerr çfarëdo lloj gjëje. Do të jetë diçka që do të funksionojë. Këtë jua garantoj sa herë të lexoni emrin tim mbi diçka”, ka thënë këngëtarja për Refinery29.

