Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Jep dorëheqjen kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi. Ja ku u lakua emri i saj

11:51 / October 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
joana qeleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi ka dhënë dorëheqjen nga detyra që e mbante që prej vitit 2013.

Dorëheqja sipas saj është bërë për arsye personale por emri i Qeleshit nuk është i panjohur sidomos pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ajo u akuzua nga opozita në kohën kur iu dha mandati kryebashkiakes aktuale të Durrësit Valbona Sako.

Gjykata e Durrësit kishte marrë një vendim për mos njohjen e mandatit të Sakos, dy ditë më pas e njëjta çështje u gjykua në të njëjtën Gjykatë ku drejtonte Qeleshi, duke i dhënë mandatin Sakos.

Nderkohe, kujtojme se ne kohen kur Ministria e Drejtesise drejtohej nga Ylli Manjani, per Qeleshin, nga ministri u kerkua hetim i thelle dhe madje edhe shkarkim të gjyqtares së Durrësit, që i ktheu pronën familjes Seçuni, aty ku kompania Omnix e Faadi Mitrit, qe u largua me barrele nga vendi yne, do ngrinte resortin.

Vete gjyqtarja atehere reagoi per mediat, duke thene se “Kam folur përmes vendimit”.

Manjani aso kohe deklaroi se vendimi është shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit”

Në truallin që iu njoh e drejta e pronës familja Seçuni, biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri kishte marrë leje për të zhvilluar investimin me vlerë fillestare 450 milionë dollarë.

Joana Qeleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së! Shorti me gogla e nxjerr fitues

20:19 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.