Prokuroria ka dhënë pretencat për dosjen “Babale” ku për ish deputetin Salianji kërkohet 1.6 vite burg.
“Të 4 të pandehurit kanë fabrikuar prova te rreme me qellim perfitimi financiar apo politik. Salianji i ka premtuar 200 mijë euro shtetasit A.Veliu, i ashtuquajturi “Babale”, nese i sjell nje rregjistrim qe penalizon vellain ish ministrit Fatmir Xhafaj. I pandehuri Albert Veliu megjithese ka tentuar disa here, nuk ka mundur ta kontaktoj shtetasin Geron Xhafaj por se bashku me te pandehurin Fredi Alizoti kane sajuar nje audio rregjistrim ne te cilin ky i dyti ka imituar zerin e Xhafaj. Ne kete perpjekje per te sajuar kete prove te rreme ata kanë bashkëpunuar edhe me struktura të tjera shtetërore përfshi ish Drejtuesin e prokurorisë së krimeve të rënda Besim Hajdarmataj dhe disa struktura të SHISH të imlikuara prej tij në këtë ngjarje. Edhe pse ka mundur të mbështetet prej tyre ata nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë lloj prove që implikonte vëllain e ish ministrit në trafik droge”, thuhet në pretencën e Prokurorisë.
“Dënimi im është kërkuar që në momentin që kam bër ëpublik jo vetmë këtë rast po dhe raste të tjera. Askush nuk do ia dalë të më mposhtë”, tha Salianji pas dhënies së pretencës.
Prokuroria kërkoi sot dënimin me 3.6 vite burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja, 3 vite për Fredi Alizotin, 1.6 vite burg për ish deputetin Ervin Salianji dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.
