Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jeta e re e Era Istrefit, lidhja e komplikuar me producentin pasanik

15:28 / March 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
era istrefi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja Era Istrefi publikoi pak ditë më parë një video me Elvana Gjatën, duke ngritur dyshimet se dy artistet po vijnë në një bashkëpunim të ri.

Pas kthimit të Erës nga Amerika dhe rikthimit të Elvana Gjatës pas disa muaj shkëputje nga muzika, duket se dy artistet e njohura janë bërë dhe mikesha të ngushta. Videon në fjalë e ka publikuar Era në llogarinë e saj personale “Instagram”, teksa të dyja po argëtoheshin pa fund brenda një makine.

Por duket se mbi një vit nga ndarja prej ish-menaxherit të saj, Era Istrefi është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ndryshime të dukshme në jetën private. Ndryshimi i parë është ai që vihet re në pamjen e saj.

Në fotot e reja që poston, Era duket krejt ndryshe, edhe pse ende nuk ka folur për ndonjë ndërhyrje të mundshme estetike në portretin e saj apo trup. Sa i takon gjendjes shpirtërore, ajo ngacmoi vetë kureshtjen e fansave, pasi publikoi një status në “Instagram”, ku i drejtohej një mashkulli me fjalët: ”Lëre të dashurën tënde, jam e mërzitur!”.

Ndjekësit nisën të bënin kërkime se kujt i drejtohej kaq e dëshpëruar dhe nëse bëhej fjalë për një lidhje problematike me të dashurin aktual. Me të flitet se po jeton histori pasionante në SHBA, aty dhe ku po punon fort për të realizuar projekte, që do e bëjnë më të fuqishëm emrin e saj në arenën ndërkombëtare. Dhe djali për të cilin bëhet fjalë është Diplo, producenti i këngës së Kampionatit Botëror të Futbollit ‘Live it up’.

Që nga ajo periudhë e deri më sot, producenti pasanik komenton shpesh në fotot e saj, ku në një prej tyre i shkruante: ”Kur do të kthehesh?” shoqëruar me emoji zemër. Thashethemet e miqve të këngëtares flasin se mes producentit dhe këngëtares po ndodh diçka serioze, edhe pse ende ata nuk kanë folur hapur në media.

Nuk dihet nëse producenti është në një tjetër lidhje paralele, referuar statusit ku Era i kërkonte të linte të dashurën e deklaruar. Era e bëri statusin poshtë fotos me të njëjtën veshje të klipit të ri “Selfish”, në bashkëpunim me dyshen belge, Dimitri Vegas & Like Mike, që njihen për këngët dhe performancat e muzikës elektronike. Ishin ata që e ftuan Erën në këtë projekt të realizuar në Los Angeles, ku dhe ajo po investon për t’u përshtatur gjithmonë e më shumë me tregun amerikan.

Në Los Angeles ajo realizoi dhe këngën “No I love you” në bashkëpunim me reperin French Montana. Vargjet e dashurisë i kishte shkruar vetë këngëtarja e muzikës pop, në klipin që u tha se kishte shpenzuar milionat.

Ky bashkëpunim erdhi disa muaj pasi Era publikoi klipin e këngës “Redrum”, projekti që pasoi superhitin “BonBon”, që e katapultoi këngëtaren shqiptare në tregun ndërkombëtar. Nga ajo kohë, Istrefi ka qenë mjaft aktive me koncerte, e ftuar në emisione ndërkombëtare apo e intervistuar nga media prestigjioze në botë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë në festën e 4 Korrikut në Nju Jork, plagosen 8 persona mes tyre 4 fëmijë

17:54 / July 5, 2026

Protestuesit prej më shumë se një muaji thërrasin “Berisha në burg,“ Kreu i PD: Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së…

17:20 / July 5, 2026

Arrestimi i 21 protestuesve, Gjykata e Tiranës jep vendimin: Dy prej tyre mbeten në arrest shtëpie. Lirohen 19 të tjerët

16:00 / July 5, 2026

Rama u drejtohet “flamingove”: Ju nuk ishit gabim, por protesta juaj u devijua dhe u përdor si alibi

15:20 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.