Detaje të tjera dalin për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Gardisti Alket Arapaj ka qëlluar 3 herë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij Ervilma Seferi, 36 vjeçe.
Kanë qenë fqinjët e çiftit ata që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar krismat e armës. Ata kanë thënë se mes tyre ka pasur gjithmonë grindje. Nga profili në rrjetet sociale, mësohet se gardisti ishte besimtar musliman, ndërsa bashkëshortja mbante shami, ndërsa mbeten të paqarta motivet e ngjarjes së rëndë. Ata janë prindër të një vajze të vogël.

Në një postim të një viti më parë ku ai ka dalë me bashkëshorten dhe vajzën, Arapaj do të shkruante “jeta ka dhe gjëra të çmuara, si familja”.
