Puna për ngritjen e kampit të refugjatëve në Lezhë po ecën me ritme të shpejta dhe më 3 qershor pritet të dorëzohet te autoritetet italiane struktura e parë Hot Spot, e ndodhur në zonën e portit të Shëngjinit, që do të shpërbejë për identifikimin dhe shpërndarjen e emigrantëve.
Lajmin e jep një njoftim i sindikatës së Policisë Italiane, që pohon se për këtë qëllim është bërë edhe një takim organizativ i uniformave blu të vendit fqinj më 27 Maj. Për të garantuar sigurinë e strukturës së parë, do të dërgohen fillimisht 20 efektivë nga repartet e lëvizshme të Policisë Italiane.
“Zona në fjalë, njësoj si dhe kampi që po ndërtohet në Gjadër, gëzojnë ekstraterritorialitet, ndaj dhe janë plotësisht nën juridiksionin e Shtetit Italian, ndërsa jashtë perimetrit të tyre do të veprojnë trupat e armatosura shqiptare”, nënvizon njoftimi i Sindikatës së Policisë Italiane. “Gjithçka që lidhet me kapacitet operative, fuqinë dhe kushtëzimet juridike të lidhura me faza të ndryshme të shërbimit, do të përcaktohet në marrëveshjet dypalëshe që po perfeksionohen”, shton njoftimi.
