Jetmir Salaj, dikur fitues i Big Brother format me njerëz të thjeshtë, u fut edhe në Big Brother Albania Vip 3”. Ai ka bërë një tjetër deklaratë në rrjetet sociale dhe këtë herë, ka ndërmarrë edhe hapa konkretë për t’i dalë kundër produksionit. Ish-banori ka hapur një llogari në GoFundMe dhe u kërkon njerëzve ta mbështesin financiarisht që të ketë drejtësi dhe të shprehë të vërtetën e tij.
Së pari, ai sqaroi se nuk i del dot kundër i vetëm produksionit për disa arsye:
“Për të gjithë ju miq e dashamirës që më thoni “fol, pse s’flet”: Nuk është e lehtë të përballesh me një sistem të gjithë i vetëm.
-Për shkak të kontratës, mund të gjobitem deri në 100 mijë euro.
-Të zhvillosh një betejë ligjore në Shqipëri, po edhe jashtë saj, duhen edhe 100 mijë të tjera
-Nuk i kam ato lekë. Frikë nuk kam e s’kam për të pasur kurrë, pasi besoj tek e drejta ime
-Për ju që thoni: “Hap GoFundMe e të të mbështesim”, ju falenderoj, por do më shanin e shpërfytyronin nëpër mediat e tyre”.
Më tej, Jetmiri shtoi: “E vërteta ime përfshin shtetin, median, paranë, pushtetin. Kështu që, nga Instagram-et mos bëni si trima me mesazhe se nuk ju bën nder”.
Shifra që ai do të arrijë përmes GoFundMe është 200 mijë dollarë dhe deri tani ka mbledhur 50 dollarë. Jetmiri doli me vullnet të plotë nga shtëpia e “BBVA 3”, sepse sipas tij nuk ishte në standardet e duhura dhe më pas, zhvilloi një “betejë” (e cila më shumë u duk si një monolog) në rrjetet sociale, duke hedhur kunja edhe për opinionisten, Ori Nebijaj. Pasi u shfaq një herë në studio pas gjithë ironive, Jetmiri nuk u duk në videon përmbledhëse të finales dhe nuk ishte prezent as në “After Party-n”, e realizuar me banorët e të tre edicioneve.

