Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Jeton në shtëpi me “motrën” që njohu në Facebook

16:55 / November 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0motra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eldën e kanë sjellë një “Ka Një Mesazh PërTy” dy njerëz shumë të  rëndësishëm të jetës së saj, nëna dhe shoqja të cilën e quan motër. Rrëfimin për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” ajo e nis me gruan që i ka dhënë jetë asaj dhe dy djemve, të rritur në rrethana shumë të vështira.

Elda nisi punë që në moshën 15-vjeçare dhe pak vite më vonë, u martua me mblesëri. Në fillim gjendja dukej mirë, por në shtëpinë bashkëshortore dhuna psikologjike ishte aq e fortë sa e kishte të pamundur të qëndronte. Nëna i hapi menjëherë derën Eldës dhe vajzës së saj që sapo kishte ardhur në jetë.

Por edhe në shtëpinë e prindërve s’ishte e lehtë. Elda punonte e emigronte për të siguruar të ardhura dhe e ëma kujdesej për të bijën. Tre vite më parë, sfidat ishin të mëdha por teknologjia solli Orestian në jetën e Eldës dhe vajzës.

Elda: Para  tre vjetësh, njoha edhe një shoqe që e kam sot shoqe. Jo shoqe, por motër.

Ardit Gjebrea: Ku e njohe?

Elda: E njoha në Facebook.

Ardit Gjebrea: Si e njohe?

Elda: Thjesht më çoi një ftesë dhe e njoha, i tregova historinë time me të gjitha hallet që kam kaluar. Takoi edhe vajzën, u lidh shumë shpirtërisht pas vajzës sime dhe vajza ime i thirri për herë të parë baba burrit të saj.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vajza?

Elda: Vajza ka qenë 4 vjeçe kur e kam njohur.

Ardit Gjebrea: Dhe ti takove vajzën me shoqen tënde dhe me bashkëshortin e saj.

Elda: Po, aktualisht unë jetoj te familja e tyre tani. Ka tre vjet që jetojmë të gjithë bashkë, unë, vajza dhe bashkëshorti i saj.

Ardit Gjebrea: Po si, të ftuan që të jetoje me ta?

Elda: Po, ajo u lidh shumë shpirtërisht me vajzën time dhe më ftoi, “më tha do të vish të jetosh me ne” dhe unë pranova se ishin kushtet shumë ekstreme te familja ime.

Ardit Gjebrea: Kanë shtëpi të bollshme?

Elda: Kanë shumë shtëpi, 120 metra katrorë.

Ardit Gjebrea: Dhe ato e trajtojnë Amelian si të ishte vajza e tyre.

Elda: Po. Ata kanë 12 vjet martesë dhe nuk kanë fëmijë dhe vajzën time e trajton jo si vajzën e saj, por tepër vajzës së saj.

facebook Jeton motren
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.