Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Jo aq e ashpër sa Ruanda”, mediat britanike zbulojnë planin: Ja çfarë do ndodhë me emigrantët në kampet shqiptare

19:44 / November 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kamp emigrantesh ilegale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka pranuar një marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantë ilegalë në dy kampe në Shëngjin të Lezhës.

Marrëveshja e para e këtij lloji ka ngjallur debat dhe është komentuar gjerësisht nga ekspertët në mbarë botën. Marrëveshje të ngjashme, si tentativa e Britanisë së Madhe për të çuar emigrantët ilegalë në Ruanda, kanë dështuar.

Por televizioni britanik “Sky News” ka zbardhur detaje të reja nga marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët.

Veçanërisht një çështje ka ngjallur shumë pyetje; se çfarë do të ndodhë me ata emigrantë të cilëve nuk u pranohet azili në Itali.

Marrëveshja e bën të qartë se, ndryshe nga plani i Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën, marrëveshja e përbashkët mbulon vetëm periudhën gjatë së cilës po shqyrtohen aplikimet e tyre për azil dhe për një periudhë të shkurtër më pas.

Nëse një emigranti i jepet azil, atëherë personi do të çohej në Itali për të filluar një jetë të re.

Plani i Mbretërisë së Bashkuar, në të kundërt, përcakton që një azilkërkues do të detyrohej të qëndronte në Ruandë edhe nëse e fitonte azilin.

Sipas dokumenteve të para nga “Sky News”, marrëveshja italiane thotë gjithashtu se nëse rezulton e pamundur të dërgohet dikush në vendin e origjinës, atëherë ata do të kthehen sërish në Itali pas një periudhe të caktuar kohe, që besohet të jetë 40 ditë.

“Sky News” thotë se marrëveshja u arrit mes Ramës dhe Melonit dhe se dy zëvendëskryeministrat e zonjës Meloni, Antonio Tajani dhe Matteo Salvini, nuk ishin në dijeni të marrëveshjes deri pak para shpalljes së saj.

Lexo edhe: “Marrëveshja për emigrantët mund të jetë model për BE-në”, Meloni për paktin me Ramën: Shqipëria sillet si një vend i BE-së

emigrante kampe tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.