Drejtësia greke miraton ekstradimin e Laert Haxhiut, i dënuar në Shqipëri dhe i akuzuar nga SPAK për “masakrën e Lushnjës”. Avokati Detar Hysi, mbrojtësi ligjor në Gjykatën e Posaçme i Haxhiut ka konfirmuar vendimin.
Vendimi për ekstradimin e Haxhiut është dhënë nga gjykata e Janinës, bazuar në kërkesën dhe aktet e përcjella nga pala shqiptare.
Në të njëjtën seancë është refuzuar kërkesa për azil e Haxhiut. Sipas avokatit Hysi, vendimi i Gjykatës së Janinës do të ankimohet në Apelin e Patras. “Do të vijojmë betejën ligjore në të gjitha shkallët e gjykimit“, tha avokati Hysi.
Më 11 shtatorit 2017, në qendër të qytetit të Lushnjes, mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, dy të tjerë u plagosën.