Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me komitetin e ekspertëve mjeku i njohur Tritan Kalo tha se nëse respektohen masat në vjeshtë nuk do të ketë vale të madhe po do të jetë i përzier me infeksione të tjera të stinës.
“Shtimi i rasteve do të ndodhë vetëm nëse masat. Nuk do të ketë kthim të valës së madhe në vjeshtë po do jetë i përzier me infeksione të tjera të stinës që arkullojnë në mjedisin tonë mbi 75 viruse, koha kur në qarkullim janë dhe tre virus H1N1 dhe H3N2. Me përzierjen e këtyre infeksioneve do të kemi dhe COVID, po individët që kanë respektuar si duhet masat e mara dhe jetën në kushtet në të cilat jetojmë, në një mjedis tashmë jo simëparë po sipas shfaqjes së COVID shpresojmë se do të dimë të mbajmë gjendjen që kemi”, tha Kalo.
