Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Jo më dronë në ajër. Shqipëria bën të detyrueshëm regjistrimin e tyre

16:55 / December 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 dji air 2s flying camera bottom far 1703154564
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vitin e ardhshëm, përdorimi i dronëve në Shqipëri nuk do të jetë një aktivitet i pakontrolluar. Për të fluturuar një dron nuk do të mjaftojë vetëm pasja e pajisjes teknologjike por do të duhet edhe një certifikatë aftësie, një numër identifikimi dhe madje edhe një orar i rezervuar për fluturimin.

Kjo u bë e ditur nga kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Ethemaj në ‘Insider’ në SCAN. Kjo iniciativë për regjistrimin dhe kontrollimin e përdorimit të dronëve merret për të shmangur dëmet që mund të shkaktojë në popullatë përdorimi i pakontrolluar i tyre.

“Vitin tjetër do fillojë regjistrimi i dronëve, vendosja e kodit unik të dronit, vendosja e ‘flyer id’ të dronit. Për të fluturuar një dron duhen plotësuar disa kushte ku operatori i dronit duhet të ketë një lloj aftësie. Që të marrësh një licencë për të operuar një dron duhet të kalosh në një kurs dhe test të shkurtër. Do të bëjmë një platformë vizuale ku çdo operator droni duhet të rezervojë fluturimin” deklaroi Ethemaj.

Më tej, ai bëri me dije dhe lejet për fluturimin e dronëve do të jenë të kufizuara dhe në varësi të vendit do të përcaktohen edhe filtrat që duhet të kalojë personi. Për të filmuar në një zonë të populluar, si p.sh sheshi Skënderbej, kriteret do të jenë edhe më të shumta sesa në një zonë pa popullsi.

Dronë Shqipëria tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.