Pasi urimi i aktorit Bes Kallaku për datëlindjen e vajzës, Ajkës e cila sot bën 6-vjeçe u bë viral, edhe këngëtarja Xhensila bëri një urim në faqen e saj në Instagram krahas fotove me vajzën. Përmes urimit të vajzës, ajo duket sikur thumbon Besin, me të cilin është në proces divorci. ”Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetëm për ty”, ka shkruar këngëtarja në postimin për vajzën.
Add A Comment
