Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Jo më regjistrime në shtator/ Klasat e para, afat deri më 30 qershor

18:36 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkolla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Regjistrimet e fëmijëve në klasën e parë dhe në vitin e parë të shkollës së mesme janë kryer në muajin shtator, por me një urdhër të Ministrisë së Arsimit, procesi do të nisë që në muajin qershor.

“Regjistrimet në klasat e para fillojnë në 15 qershor dhe mbyllen në fund të muajit, pra në 30 qershor. Rreth 30 mijë vogëlushë pritet të regjistrohen në klasë të parë. Drejtorët e kanë detyrim të regjistrojnë fëmijët e zonës dhe nëse ka kapacitete, pra vende bosh, regjistrojnë fëmijë nga zona të tjera. Në rast të kundërt ka penalitete deri në largim nga puna të drejtuesit te shkollës, nëse lë fëmijë të zonës jashtë institucionit që i takon”, sqaron Fiqiri Çifligu, specialist i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

Po ashtu, regjistrimi i nxënësve në vitin e parë të shkollës së mesme, sipas urdhrit të ministrisë, do të bëhet në dyjavëshin e parë të korrikut, pra nga 1 deri në 15 korrik. Rreth 30 mijë nxënës që mbaruan klasën e nëntë pritet, të regjistrohen nëpër shkollat e mesme të vendit. Dokumentet që duhen paraqitur, janë dëftesa, certifikata e lindjes dhe vërtetim banimi.

I gjithë ky ndryshim u bë jo për shkak të pandemisë, por duke patur parasysh ngarkesën e madhe që institucionet arsimore kanë në shtator.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.