Djegia e mandateve nga opozita pak muaj më parë u cilësia si një rast i paprecedentë.

Studiusi Erald Kapri ka bërë me dije se lënia e mandateve në grup nuk është e panjohur në historinë e parlamentare shqiptare.

Në një postim në facebook, Kapri shkruan se një rast i tillë ka ndodhur 100 vite më parë, ku 18 deputetë shqiptarë dhanë dorëheqjen, pasi nuk binin dakord me politikat e qeverisë së Sulejmanin Delvinës dhe kërkonin zgjedhje të reja dhe formimin e një qeverie përfaqësuese.

Ky akt i tyre, sipas Kaprit çoi në rrëzimin e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Postimi i plotë:

Dorëzimi i mandateve në bllok nuk është i paprecedentë, përkundrazi, formësoi opozitën e parë shqiptare.

Në historinë parlamentare shqiptare, lënia e mandateve në grup nuk është e panjohur. Ka ndodhur edhe njëherë më parë. Në Këshillin Kombëtar të dalë në Kongresin e Lushnjës, një pjesë e deputetëve shqiptarë që nuk binin dakord me politikat e qeverisë së Sulejman Delvinës, kërkonin zgjedhje të reja për të nisur një proces më legjitim për zgjerimin e Statutit të Lushnjës dhe formimin e një qeverie më përfaqësuese.

Në kushtet kur qeveria nuk shprehte të njëjtin vullnet, atëhere 18 deputetë shqiptarë dhanë dorëheqjen në bllok, duke djegur mandatet, ç’ka solli dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve demokratike. Ky akt, lënia në bllok të mandateve, formësoi opozitën e parë formale shqiptare.

Pra rreth 100 vite më parë, kur Shqipëria kishte disa muaj jetë demokratike parlamentare, kultura demokratike ishte më e madhe se sot. Akti i lënies së mandateve çoi minimalisht në rrëzimin e qeverisë dhe në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here