Policia e Durrësit ka arrestuar një 36-vjeçar i cili po lëizte me mjetin e tij pa autorizimin përkatës. Por jo vetëm kaq. Gjatë testit të alkoolit ai rezultoi në gjendje të dehur.
NJOFTIMI
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të monitorimit për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes me mjet, arrestuan në flagrancë shtetasin F.K.,36 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volvo” në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjëndje të dehur në masën 1.09 mg/litër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në gjëndje të dehur”
