Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Johnson: Vaksina e koronavirusit mund të mos gjendet kurrë

12:16 / May 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
190723 boris wins tease thdjjy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Bota nuk ka asnjë garanci se do gjendet një vaksinë për koronavirusin”, kështu u shpreh mbrëmë Boris Johnson. “Ne mund të jetojmë me këtë sëmundje për një kohë të gjatë pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar është në pararojë të përpjekjeve për ta mposhtur atë”, shtoi ai. Sidoqoftë, këshilltari shkencor kryesor i qeverisë, Sir Patrick Vallance u shpreh më optimist; ai tha se do ishte i befasuar nëse nuk do gjendet një vaksinë.

“Shpresoj, shpresoj, shpresoj se do të arrijmë të kemi një vaksinë që mund të mposhtë virusin. Unë po dëgjoj disa gjëra shumë inkurajuese nga ato që po ndodhin në Oksford për të gjetur një vaksinë”, deklaroi Johnson.

Më tej deklaroi: “Por mendoj se kjo nuk është aspak e garantuar. Unë kam të drejtë ta them këtë sepse kanë kaluar 18 vite dhe ne ende nuk kemi një vaksinë për Sars. Ajo që mund t’ju them është se Mbretëria e Bashkuar po bashkëpunon me ndërkombëtarët për të gjetur një vaksinë.” Kryeministri mendon se ne duhet të mësohemi dhe të përshtatemi me këtë sëmundje sepse mund të zgjasë për një kohë të gjatë.

“Ne duhet të bëhemi gjithnjë e më fleksibël, gjithnjë e më të shkathët, ndonjëherë më të zgjuar në mënyrën se si trajtojmë, jo vetëm këtë infeksion, por edhe infeksione potencialisht në të ardhmen”. Në një deklaratë më herët Johnson u shpreh se qeveria duhej të planifikonjë një “skenar të rastit më të keq”, nëse shkencëtarët nuk arrijnë të gjejnë një vaksinë. “Është e qartë që e vetmja zgjidhje për koronavirusin është një vaksinë ose trajtim i bazuar në një ilaç. Ne shpresojmë, por shpresa nuk është një plan.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 2026

Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në Kinë

13:21 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.