Jony Ive, përgjegjësi i dizajnit industrial të Apple që i ka dhënë formë shumë produkteve të kompanisë që nga iMac dhe iPhone, tashmë është jashtë kompanisë. Emri i tij në fakt është hequr dhe nga faqja e vveb që ka profilet e drejtuesve.
Largimi i Ive ishte njoftuar që në qershor nga kompania por pa dhënë një datë të saktë. Ive do të vijojë të bashkëpunojë me Apple përmes ndërmarrjes së tij të quajtur LoveFrom. Që nga 1992 Ive ka kontribuar në një seri prodhimesh të Apple, duke kaluar produkte ikonë që nga iMac i 1998 tek iPod dhe iPhone. Dizejnuesi ka projektuar dhe Apple Park, lagja e re e kompanisë në formë anije kozmike.