Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Jorezidentët përjashtohen nga bonusi i bebes – Projektligji/ Emigrantët, ndryshojnë përfitimet edhe për asistencën sociale

18:37 / May 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bonus bebe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët që nuk janë rezidentë në Shqipëri do të përjashtohen nga e drejta për të përfituar asistencë sociale dhe bonusin e bebes. Gjithçka përcaktohet në një projektligj, të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ndërkohë që, dokumenti nuk është shoqëruar me relacionin përkatës, që të shpjegojë arsyet, numrin e personave që preken nga ky vendim apo efektet financiare që do të sjellë në buxhetin e shtetit ky ndryshim.

Deri më tani, pavarësisht se lindnin jashtë shtetit, prindërit e fëmijëve që nuk jetojnë në Shqipëri, përfitonin bonusin e bebes, që sipas legjislacionit në fuqi është 40 mijë lekë për fëmijën e barë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

Ndërkohë që, sa i takon asistencës sociale, ligji përjashtonte deri më tani emigrantët nga e drejta e përfitimit, që gjithsesi kanë specifika të ndryshme nga ata që klasifikohen si jorezidentë, ndonëse bëhet fjalë për shtetas që jetojnë jashtë vendit. Më konkretisht, emigrant afatgjatë është një individ që qëndron në vendin e destinacionit për një periudhë prej 12 muajsh ose më shumë.

Ndërkohë që, nga pikëpamja tatimore jorezident është individi i cili nuk qëndron në Shqipëri gjatë një viti tatimor, në vazhdim ose me ndërprerje, në total, më tepër se 183 ditë, pavarësisht nga shtetësia apo vendi ku ka interesat jetike. Ndërkohë që, individi konsiderohet rezident për qëllime tatimore, kur ka një banesë të përhershme, ka familjen, pra ka interesa jetësorë dhe ekonomikë në Shqipëri (vendi i interesave jetikë), pavarësisht se mund të punojë në periudha të ndryshme jashtë vendit apo mund të ketë nënshtetësi të huaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.