Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Jori Delli në xhirime me Cristiano Ronaldon dhe Neymar vite më parë, ja çfarë ka deklaruar për takimin me ta

23:45 / March 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jori 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jori Delli, modelja me origjinë shqiptare por që ka zhvilluar karrierën e saj në Itali ku edhe jeton, prej kohësh është bërë pjesë e mediave në vendin tonë. E të shtunën u bë pjesë e “Big Brother VIP”, duke marrë vëmendje jo vetëm për pamjen fizike, por edhe për sportivitetin dhe natyrën e saj paqësore e të qeshur. 

Jori ka arritur shumë suksese në vendin fqinj dhe një prej tyre është edhe një projekt i përbashkët me dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Në vitin 2019, modelja ka qenë protagoniste në një spot reklamash me futbollistët. 

E ftuar nga Piero Chiambretti në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”, Jori ka folur për takimin e saj me Neymar dhe Cristiano Ronaldo. Ajo i tha Chiambretti-t asokohe se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti. Ajo gjithashtu saktësoi se kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpunimi pune. E provokuar asokohe nëse e dashura e CR7 ishte bërë xheloze për të, ajo tha: “Georgina? Nuk mendoj se ishte xheloze “. 

25-vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se në atë kohë ishte ende e fejuar me Simone Camolese, djalin e Giancarlo, një ish-trajneri i Torinos dhe Livornos, dhe se pas përfundimit të xhirimeve ajo u ndesh me Ronaldon në semafor. “Unë isha në makinë me ish-in tim teksa ai ishte me Rolls-Royce-in e tij. Ai më pa dhe më buzëqeshi,” tha Jori. 

Pak vite më parë, Delli zbuloi se kishte marrë mesazhe të shumta përmes Instagramit nga futbollistë , shumë prej të cilëve ishin të martuar dhe kishin fëmijë.

Jori Delli Ronaldo xhirime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.