Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Jozefina Topalli del me thirrjen e fortë për politikanët: Dikur në parlament ishte elita

22:04 / December 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jozefina topalli 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka thënë se politika sot është kthyer në një biznes pasurimi shumë i shpejtë dhe i pandershëm, ndërsa më parë ishte elita në parlament. Ajo nuk i kurseu kritikat për klasën e sotme politike, ndërsa theksoi në një intervistë për “A2 CNN” se në kohën kur ajo i hyri politikës, realiteti ishte tjetër.

Sipas saj, nëse sheh parlamentin sot, mund të vëresh rënie në performancë, në artikulim dhe rrjedhimisht edhe rënie të besimit të qytetarëve.

“Kur kam hyrë për herë të parë në politikë. Në parlamentin e Shqipërisë ishte elita e vendit tonë, ekonomistët më të mirë, pedagogët më të nderuar, ishin inxhinierët më të zotët. Ishin njerëz të ndershëm. Po të mos ndodhte ‘97 do të bëheshin politikanë dhe njerëz të suksesshëm”, ka thënë Topalli.

Për Jozefina Topallin, faji është i kryetarëve të partive për rënien e cilësisë së prurjeve në politikë. Këto kohë, sipas saj, liderët nuk duan njerëz me karakter të fortë pranë vetes.

“Këto kohët e fundit liderët nuk duan pranë vetes me autoritet të fortë moral. Njerëz me personalitet të fortë. Njerëz që janë të nderuar në komunitetet e tyre, me reputacion dhe performancë të lartë në komunitetet e tyre…Në lista vendosen njerëz që paguajnë. Kryetarët e kanë degjeneruar të qenurit deputet në atë fazë që njerëzit nuk e ndjekin më parlamentin”, është shprehur Jozefina Topalli.

deputete Jozefina Topalli kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.