Ish numri dy i PD-së, Jozefina Topalli, ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e saj në FB, duke thënë se votimi i anëtarëve të KQZ-së, është marrëveshje hapur mes dy palëve Basha-Rama.
Sipas Topallit, në një akt të turpshëm, Basha votoi ministrin e Edi Ramës dhe rrëzoi zëvendës kryeministrin e Partisë Demokratike, Ilir Rusmailin.
Statusi plotë i Topallit:
“Para dy ditesh në Parlament, Rama në marrëveshje me Bashën votoi emrat e KQZ-së së re.
Sikur Basha të kishte kontestime për ndryshimet Kushtetuese apo për mbylljen e listave përmes hapjes së rreme, ky i fundit nuk do të kishte dërguar në Kuvend emrat e tij.( Emra që morën votën e Ramës).
LEXO EDHE: Akuzat e forta ndaj Agim Kajmakut/ PD: Edi Rama e ka lidhur fatin e tij politik me krimin
Përkundrazi, ata ishin në sintoni për ccdo gjë.
I vetmi kontestim që Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili.
Në një akt të turpshëm, Basha votoi ministrin e Edi Ramës dhe rrëzoi zvends Kryeministrin e Partisë Demokratike.
Ilir Rusmaili është njohësi më i mirë i zgjedhjeve, është profesor i së Drejtës Kushtetuese. Ai i është bashkëngjitur Partisë Demokratike që prej 3 dekadash.
Një ndër mendjet me brilante të kësaj partie.
Votimi i Bashës për ministrin e Ramës më kujtoi marrëveshtjen e 2017 kur i detyroi grupin parlamentar të votojë listën e vettingut që fillonte nga Ina Rama deri tek militantët më famos të Kryeministrit.
Sa bukur merren vesht këta shahistët për të ruajtur karriget e tyre.”
