Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ju do të më mbysni”/ Zbulohen përgjimet horror, fjalët e fundit të gazetarit të vrarë

10:55 / September 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jamal kashoggi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një transkript i momenteve të fundit të Jamal Khashoggi të kapura nga një përgjues i fshehur brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll është publikuar për herë të parë.

Përgjimet tregojnë se si një skuadër saudite u dërgua për “t’u kujdesur” për gazetarin disident, ku bisedonin se çfarë do të bëhej me trupin e tij pas vdekjes, duke iu referuar gazetarit si “kafsha që duhet të sakrifikohet”.

Më pas ata janë regjistruar teksa thonë Khashoggi të shkruajë një tekst për djalin e tij për të mbuluar gjurmët e tyre, para se ta drogonin dhe të vendosnin një çantë në kokën e tiuj.

“Vuaj nga astma. Mos e bëni, ju do më mbysni”, janë fjalët e fundit të gazetarit Khashoggi para se të dëgjohen britmat e fundit të tij.

Ndërsa janë zbuluar copëza nga përgjimi, 11 muaj pas vdekjes së tij, publikimi i transkiptit nga e përditshmja turke, Daily Sabah, tregon pamjen e plotë se si ndodhi vrasja.

Audio është kapur nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë me mikrofonat e fshehura brenda konsullatës saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Khashoggi, një gazetar saudit kritik për vendin arab kishte shkuar në konsullatë atë ditë për të firmosur dokumentet e martesës së tij për tu martuar me partneren, Hatice Cengiz.Autoritetet ndërkombëtare kanë kritikuar princin e Saudisë, Mohammed bin Salman se ka dhënë urdhrin për vrasjen e gazetarit.

Në transkript është biseda mes Maher Abdulaziz Mutreb, zv.komandantit të skuadrës, dhe dr, Salah Muhammed Al- Tubaigy, i cili ëshë mjek ligjor dhe përgjegjës për zhdukjen e trupit të Khashoggi.

TANSKRIPTI I PLOTE

Mutreb: Lër një mesazh për djalin tënd

Khashoggi: Çfarë duhet ti them djalit tim?

Mutreb: Shkruaji një mesazh, provoje, pastaj na e trego

Khashoggi: Çfarë duhet të them, “shihemi së shpejti”?

Një i paidentifikuar: Shkurt

Mutreb: Do shkruash diçka të tipit “Jam në Stamboll. Mos u shqetëso nëse nuk lidhesh dot me mua”.

Khashoggi: Nuk duhet të them që jam marrë peng.

Një i paidentifikuar: Hiqe xhaketën

Khashoggi: Si mund të ndodhë një gjë e tillë në konsullatë? Nuk shkruaj asgjë

Një i paidentifikuar: Shkurt.

Khashoggi: Nuk shkruaj asgjë

Mutreb: Shkruaj z. Jamal. Shpejt. Na ndihmo që ne të të ndihmojmë, sepse në fund ne do të të çojmë përsëri në Arabinë Saudite dhe nëse nuk na ndihmon ju e dini se çfarë do të ndodhë.

Khashoggi: Ka një peshqir këtu. Më keni droguar?

Al-Tubaigy: Do të të vëmë në gjumë.

Khashoggi më pas drogohet, duke i thënë atyre “mos më mbyllni gojën”, teksa i vendosin në kokë një qese plastike. “Vuaj nga astma. Mos e bëni, ju do më mbysni”, të cilat ishin fjalët e fundit.

Dëgjohen zhurmat e mbytjet dhe përleshjes, me copëza bisede mes skuadrës që pyet nëse po lëviz akoma. Në një moment dikush thotë “vazhdo mbaje”.

Në orën 1.39 dëgjohet tingulli i një sharre autopsie dhe skuadra nis copëtimin e trupit të Khashoggit. Më pas trupi i tij i copëtuar u paketua në një valixhe dhe u largua nga ambasada. Mbetjet e tij nuk janë gjetur ende.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

20:19 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.