Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ju dridhet syri në mënyrë të pavullnetshme? Ja nga se shkaktohet dhe si mund të parandalohet ajo

22:29 / August 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dridhja e syrit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ju ka ndodhur që iu dridhet syri? Me siguri po, të paktën 1 herë! Madje, në popull kjo lloj dridhje arsyetohet në atë mënyrë që “nuk duhet të tregoni” kur syri e bënë këtë veprim.

Ka disa arsye se përse ndodh kjo dridhje e syrit, si dhe mënyra se si mund ta ndaloni. Stresi dhe mungesa e gjumit janë faktorët kryesorë të dridhjeve të syrit. E treta është përdorimi i tepërt i kafeinës, alkoolit dhe nikotinës.

Syri, gjithashtu, mund të “kërcejë” edhe për shkak të “sindromës së syrit të thatë”, si dhe për shkak të një sërë faktorësh të ndryshëm, të tilla si sëmundjet auto-imune, plakja ose nga disa medikamente. Edhe anti-depresantët lidhen me këtë çrregullim.

Dridhja e syrit mund të jetë, gjithashtu, një simptomë e disa patologjive specifike përfshirë glaukomën, blefaritin (inflamimi i qepallës), uveitin (një lloj tjetër i inflamacionit të syve) ose konsumimin e kornesë.

Si mund ta ndalojmë lëvizjen?

Fillimisht është e nevojshme që të identifikoni shkaqet përpara se të mundoheni ta parandaloni atë. Nëse dyshoni për sforcim dhe lodhje, mundohuni që të bëni gjumin e plotë dhe të provoni teknikat e relaksimit (si meditimi dhe yoga).

Kufizoni konsumin e kafeinës dhe alkoolit (ose i ndaloni krejtësisht).

Nëse lëvizja ndodh nga syri i thatë, përdorni lotët artificialë.

Gjithashtu, kufizimi i sasisë së kohës që shpenzoni para ekraneve elektronike mund të ndihmojë: është e nevojshme t’i hiqni sytë nga ekranet elektronike çdo 10 minuta.

syri

dridhje parandalimi Syri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.