Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ju tregoj gabimin e vetëm që bëra”, Robinho kthehet të flasë mbi përdhunimin e shqiptares

18:52 / October 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
robinjo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Robinho i ka mohuar edhe një herë tjetër akuzat që janë ngritur ndaj tij. Sulmuesi brazilian, i cili është dënuar në Itali me 9 vite burg për dhunë seksuale, tha se “krimi” i tij i vetëm është fakti që nuk u tregua besnik ndaj bashkëshortes së tij.

Në një intervistë për “UOL Esporte”, ish-lojtari i Real Madrid, Manchester City dhe Milan tha: “Gabimi i vetëm ishte se nuk i qëndrova besnik gruas. Nuk kam përdhunuar, nuk kam abuzuar me askënd”.

Intervista e Robinho vjen një ditë pasi Santos i prishi kontratën e saponënshkruar për shkak të presionit nga shoqata të ndryshme, të cilat thanë se ishte e papranueshme të blihej një futbollist i dënuar nga drejtësia italiane.

Robinho dhe një miku i tij u dënuan nga Gjykata e Milanos me akuzën e përdhunimit kolektiv të një shqiptareje në vitin 2013, gjatë një feste në disko. Braziliani pranoi në intervistë se ka pasur kontakte intime me shqiptaren, por jo marrëdhënie seksuale.

“Ajo ishte dakord që të prekeshim dhe vetëm kaq ndodhi. Unë ika pastaj në shtëpi, ajo qëndroi në disko me miqtë e saj. Shokët më thanë të nesërmen se me dakordësinë e saj kishin kryer marrëdhënie seksuale me të. Më pas, kishin shkuar në një tjetër disko.

Nuk e di çfarë kanë bërë ata sepse nuk mund të flas për ta. Unë di se çfarë kam bërë vetë me vajzën dhe ato që kam bërë kanë qenë me dëshirën e saj”, tha Robinho.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive

11:32 / August 28, 2026

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.