Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Jugosllavia ishte pioniere e të drejtës për abort në Kushtetutë shumë kohë përpara Francës

22:02 / March 8, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0027
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfshirja e të drejtës së grave për abort në kushtetutën e Francës është domethënëse dhe e mirëpritur, por nuk është aspak masë “pioniere” siç po quhet.

Nga Alma Koçi

Vendimi i fundit i parlamentit francez për të përfshirë të drejtën e abortit në kushtetutë është pritur me emocion nga gratë dhe aktivistet feministe. Megjithëse Franca e legalizoi abortin në vitin 1975, besohej se një dispozitë kushtetuese do ta bënte këtë të drejtë të pakthyeshme. Madje, kjo u quajt një “lëvizje revolucionare”, me Francën që u përshëndet si “vendi i parë në botë që shënoi të drejtën e abortit në kushtetutën e saj”, duke u bërë kështu “pioniere në garantimin e lirive që lidhen me abortin”.

Në epokën aktuale, vendimi i parlamentit francez është padyshim domethënës. Përmendet se ai është një reagim ndaj vendimit të vitit 2022 të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, i cili rrëzoi vendimin Roe kundër Ëade, i cili kishte garantuar të drejtën e abortit për të gjitha gratë deri në javën e 24-të të shtatzënisë që nga viti 1973. Pas kësaj, disa shtete federale ose ndaluan ose kufizuan ndjeshëm qasjen ndaj abortit. Kjo shërbeu si një kujtesë për të gjithë ne se, pasi arrihen, të drejtat e grave (në çdo fushë) nuk janë të pacenueshme dhe të pakthyeshme.

Në Francë, amendamenti kushtetues i propozuar nga partia e majtë La France Insoumise u miratua me një shumicë dërrmuese, duke përfshirë votat e përfaqësuesve të Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë. Propozimi specifikon se “ligji përcakton kushtet në të cilat gratë janë të lira t’i drejtohen abortit, i cili është i garantuar”. Vendimi është në përputhje me opinionin e shumicës së qytetarëve francezë, me mbi 80 për qind që mbështesin këtë të drejtë dhe propozimin kushtetues.

Por le t’i kthehemi komentit se Franca është “vendi i parë në botë” që e ka përfshirë këtë të drejtë në kushtetutën e saj – sepse ne jetojmë në një vend, pasardhës i ish-Jugosllavisë, që e kishte këtë të drejtë në Kushtetutën e saj qysh në vitin 1974. Më tej, në historinë e ish-shtetit, një propozim për legalizimin e abortit (për arsye jo mjekësore) u shfaq në vitin 1935 në Kongresin e 17-të të Mjekëve Jugosllavë për shkak të numrit të madh të aborteve të paligjshme, kryerësve të pa trajnuar dhe kushteve jo sanitare që çuan në një numër të konsiderueshëm komplikimesh shëndetësore dhe vdekjesh. Kjo u kundërshtua ashpër nga Kisha Ortodokse Serbe dhe kështu propozimi nuk u miratua.

Kushtetuta e ish-Federatës së Jugosllavisë e vitit 1974 thoshte: “Është e drejta e njeriut që të vendosë lirisht për lindjen e fëmijëve. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm për mbrojtjen e shëndetit.” Serbia e ruajti këtë të drejtë në Kushtetutën e saj të vitit 2006, e cila thoshte: “Secili ka të drejtë të vendosë lirisht për lindjen e fëmijëve”, megjithëse një vit më parë, në Ligjin e ri të Familjes, dispozita thotë: “Gruaja vendos lirisht për lindjen e fëmijëve.” A janë të rëndësishme për ne ndryshimet në formulimet gjuhësore? Duke gjykuar nga sulmi aktual i organizuar ndaj dispozitës për gjuhën e ndjeshme gjinore në Ligjin për Barazi Gjinore, dallimet nuk janë të parëndësishme. Edhe pse ne sigurisht i konsiderojmë gratë si qenie njerëzore, nuk është plotësisht e qartë se kush është “të gjithë” që mund të vendosin lirisht për lindjen e fëmijëve – nëse jo ekskluzivisht gratë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministria iraniane e Mbrojtjes: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua

21:50 / August 22, 2026

Kurti kërkon hapjen e plotë të urës mbi Ibër, dështon takimi me KFOR-in

21:34 / August 22, 2026

Putin paralajmëron: Ukraina ka hapur ‘kutinë e Pandorës’ me sulmet e fundit

18:09 / August 22, 2026

Europa, mes zjarreve dhe përmbytjeve

12:50 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.