Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Jul Deda dhe Romeo Veshaj mbeten pas, Egla Ceno ngjitet edhe në rrjetet sociale

13:30 / March 23, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MixCollage 23 Mar 2024 01 10 PM 2590
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që prej 13 janarit, banorët e “Big Brother” kanë mbajtur gjallë interesin e publikut. Por, teksa loja dhe dinamikat e saj ndryshojnë shpesh, e gjitha kjo ka impakt te ndjekësit që shkojnë e vijnë në rrjetet e tyre sociale.

Si çdo javë, janë renditur edhe personazhet që më së shumti kanë pasur trafik në “Instagram”-in e tyre. Ai është një nga banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në “Instagram”, duke shkuar nga 446 në 447 mijë.

Si një prej konkurrentëve më të fortë në lojë, Juli është zgjedhur 2 herë dhe banori i preferuar. Por tashmë, duket se shifrat në “Instagram”-in e tij nuk po rriten më me të njëjtin fluks si javët e para, duke bërë që të tjerë banorë të marrin më shumë ndjekës. Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjonën, e cila është rritur me 1200 ndjekës duke shkuar në 49.4 mijë.

Javë pas jave, edhe Ledjona po njeh rritje në “Instagram”. Teksa në lojë është një nga banorët kyç, në rrjetet sociale duhet thënë se është ndër banorët e fundit sa i përket numrit në total, ndonëse rritje ka pasur çdo javë që nga nisja e këtij formati. Kalojmë te një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni.

Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 1.9 mijë ndjekësish dhe Meritonin me 4 mijë ndjekës më tepër. Duhet theksuar se Meritoni është padyshim një nga banorët që javë pas jave njeh vetëm rritje në “Instagram”-in e tij. Dhe shifrat janë gjithmonë më të larta se ato të Ilnisës, ndonëse në lojë është ajo që mbizotëron, duke u bërë shpesh kryefjala e shtëpisë.

Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë ndarë, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 3 mijë ndjekës duke shkuar në 119 mijë, teksa edhe ish-partneri i saj ka shtuar 3K dhe tani numëron 330 mijë. Ajo që bie në sy për këtë dyshe është fakti se kanë edhe shumë adresa që i mbështesin në këtë rrugëtim. Të shumtë janë fansat e tyre që i surprizojnë jo vetëm në shtëpi, por edhe me postera e spote gjgande që kanë shkuar deri në New York.

Pëlqimi i tyre është përkthyer gjithnjë në ndjekës në rrjetet e tyre sociale, duke i bërë dy nga banorët më të pëlqyer dhe komentuar në shtëpi. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje siç ndodhi javën e kaluar. Roza numëron sërish 328K pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rikja ka shtuar 3 mijë ndjekës në “Instagram”. Kujtojmë se të martën, Rikja ishte banorja që u skualifikua, përballë nominimit me Eglën.

Megjithatë, ishte bileta e fatit që e riktheu atë në shtëpi. Që prej asaj dite, konkurrentja duket se ka ndryshuar edhe strategjinë e lojës së saj. Që prej së martës, Riken e kemi parë më të zbutur në lojë, duke lënë pas gjuhën e ashpër me banorët e tjerë apo përplasjet e forta. Duket se e gjithë kjo situatë e re ka bërë që Rikja të fitojë plot 3 mijë ndjekës.

Nga ana tjetër Roza, e cila në lojë këto ditë duket më e qetë, nuk ka ndryshuar në shifra, duke mbetur tek i njëjti numër që kishte edhe javën e shkuar. Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi, duke shkuar nga 254 në 256 mijë. Edhe për Erjolën, kjo ka qenë një javë e qetë, ku veç një debati me Eglën, e gjithë pjesa tjetër e ditëve ka kaluar në qetësi.

Megjithatë, 2 mijë ndjekës të rinj janë shtuar në “Instagram”-in e saj. Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta ditët e fundit. Ndonëse si në shtëpi, ashtu edhe me komente në rrjet, shpesh ajo është personazhi më i sulmuar, ndjekësit në “Instagram”- in e saj vijojnë vetëm të rriten. Aktorja ka fituar plot 4.6K ndjekës në “Instagram”in e saj. Mesa duket, loja e saj po pëlqehet si nga publiku që e voton, ashtu edhe nga ndjekësit e rrjeteve sociale. Sa i përket një prej banoreve më të reja të shtëpisë, Julia Ilirjani, ajo ka fituar 573 ndjekës brenda kësaj jave.

“Big Brother” RRJETE SOCIALE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.