Aktori i humorit, Julian Deda ka komentuar situatën sot në selinë e PD, ku pas Jorida Tabakut edhe Gazment Bardhi nuk mund të futej dot në PD me dyert e reja të blinduara.
Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale, ironizon Bardhin, ndërsa shkruan se dera e PD, njeh vetëm “Lulen”.
“Situata në PD-në e Lul derëblinduarit…!
Gazi: Tak tak…!
Roja: Kush është?
Gazi: Mama dhia!
Roja: Nxirre këmbën…!
Gazi: Ça këmbe thua, jam sek. përgjithshëm.
Roja: Futu nga shtegu i dhisë, këtej hyn vetëm Lulja…!
P.s. Fragmentin e Joridës së shkrete nuk po e shkruaj se ishte tmerr…!”-shkruan Julian Deda.