Presidenti i KE-së Junker pas takimit me kryeministrin Edi Rama zhvilloi një deklaratë për mediat nga Brukseli. Presidenti i KE-së vlerësoi reformat që janë ndërmarrë nga Shqipëria.
“90% e shqiptarëve e mbështesin reformën për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. Reformat nuk bëhen për të përfituar disa institucione, por për njerëzit e Shqipërisë për të jetuar në një shoqëri të ndershme ku shteti ligjor respektohet dhe shteti është i besueshëm. Nuk ka arsye më të fortë se kjo për të vijuar këtë progres impresiv. Për KE-në duke u bazuar në vlerësime objektive, Shqipëria është gati për hapin e radhës. Prandaj i kërkuam KE-së hapjen, por ka disa pengesa për t’u kaluar. Autoritetet shqiptare kanë plotësuar kërkesat. Nëse i kërkojmë një vendi të bëjë këtë apo atë dhe ai i plotëson nuk kemi si i themi ‘JO’. Unë jam në favor për hapjen e negociatave, pasi Shqipëria ka plotësuar kërkesat, por nuk është sekret se disa vende kanë disa shqetësime. E kam siguruar kryeministrin se do të mbrojë çdo vijë dhe deklaratë të raportit tonë. Lufta kundër kanabisit është një shembull. Rëndësia e unitetit politik, të gjitha aprtitë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit. Jam aq i interesuar që Shqipëria të ketë progres. Njerëzit nuk mund të ndalohen. Këto zgjedhje duhet të mbahen, nëse jo do të shtynin perspektivën Europiane të Shqipërisë. Kështu që jam i lumtur që të dëgjoj kryeministrin. Jam në favor për hapjen e negociatave në verë apo fillim të vjeshtës”.
‘Zgjedhjet lokale në Shqipëri duhet të mbahen në datën e përcaktuar. Njerëzit nuk mund të ndalohen. Këto zgjedhje duhet të mbahen nëse jo do të shtynin perspektivën Europiane të Shqipërisë”. Kësht u deklaroi Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker gjatë një konference për shtyp për mediat nga Brukseli me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Juncker u shpreh se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, pasi i ka plotësuar të gjitha detyrat që i janë kërkuar.