Juristi Sokol Hazizaj, i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, tha se lënia e mandateve nga opozita nuk bllokon reformën në drejtësi.
Kjo dalje nga sistemi e opozitës e bllokon reformën në drejtësi, shtroi pyetjen Hila?
Në përgjigjen e tij juristi Hazizaj u shpreh: “Aspak, aspak. Sepse organet kryesore, nga KLP dhe tek organet e tjera janë krijuar. Nuk ka lidhje kjo gjë. Thelbi është se ndërkombëtarët duan të balancojnë mazhorancën me opozitën, që organet e reja të drejtësisë të godasin edhe majtas edhe djathtas”.