Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Juristi shqiptar me 8 diploma: Në Shqipëri nuk gjeta suport, Kanadaja më bëri ofertën e madhe

09:59 / July 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
313438781 667828101503670 9098456339697048865 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klodian Rado është jurist shqiptar me tetë diploma, dhe punon si konsulent emigracioni dhe pedagog i drejtësisë në Kanada. Ai ka ndarë detaje që nga shkollimi në Shqipëri deri te suporti i munguar nga drejtësia jonë. Rado u ndal dhe te largimi për në Kanada dhe oferta e madhe që mori, duke u mbështetur te eksperienca e tij më e madhe.

“Unë jam lindur dhe rritur në Gjirokastër, kemi qene një fis të përndjekurish politikë dhe për breza me radhë nuk kemi pasur mundësi të shkollohemi. Unë emigrova në Greqi dhe në ’99 u ktheva në Tiranë. Isha 21 vjeç dhe të gjithë më thoshin që je i çmendur. Ndërsa sa i përket shkollës së magjistraturës, ditën kur fitova ishte një nga ditët më me shumë emocione në jetën time, që mbaj mend. Ishte si një gur kilometrik në jetën time, që shënoi të gjitha arritjet e mia.

Unë nuk kam pasur asnjë lloj suporti, madje nuk erdhi kurrë, edhe kur ambasadorja britanike i shkruajti personalisht anëtarëve të KLD-së përfshirë presidentit të Republikës, kur unë u ktheva nga Londra, ku bëra masterin dhe i tha që ky kontribut në drejtësi do të duhet.

Duke parë background-in tim, më erdhi një ofertë nga Kanadaja që ishte e vështirë t’i thoshe jo. Oferta ishte një kontratë mësimdhënie 6-vjeçare në një ndër universitetet më me reputacion në Kanada. Madje, në ofertë mund të kryeja doktoraturën në të njëjtën kohë për një nga çështjet shumë delikate, të merresha me Gjykatën e Lartë të Kanadasë”, u shpreh Rado.

Klodian Rado
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Travelbinger: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

10:11 / November 3, 2026

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.