Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ka 300 banorë, por ky fshat dëshiron që të bëhet shtet i pavarur

23:18 / March 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fshat italian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Principata e Seborgës është mbi një kodër dhe ka një pamje piktoreske në rivierën italiane. Ky fshat i vogël ka një ëndërr të madhe: të bëhet një shtet i pavarur. Kanë flamurin, himnin kombëtar, pasaportat, vulat, monedhën dhe sigurisht edhe monarkun e vet. Njohja ligjore kërkohet që prej viteve 1960.

Seborga është ende një katund në veri të provincës italiane Imperia, pranë Francës me vetëm 300 banorë. Rruga që të çon në qendër të fshatit ka një kufi jozyrtar, ku qëndron flamuri dhe zakonisht edhe një i vetëshpallur roje kufitare.

Pretendimet për pavarësi nisën në vitet 1960, kur Giorgio Carbone, mësoi mbi historinë e qytezës dhe gjeti diçka të befasishme. Seborga u ishte dhuruar fillimisht priftërinjve benediktinë në vitin 954, ndërsa në vitin 1729 ata ia shitën Mbretit të Sardenjës, e cila më pas do të bëhej pjesë e Mbretërisë së Italisë. “Është e vështirë të mendosh se, thuajse 300 vite më vonë, mungesa e dokumenteve të shërbejë si bazë e nismës ligjore për të marrë njohje”, thotë Graziano Graziani, ekspert italian në mikroshtete.

Gjykata Kushtetuese Italiane dhe ajo Europiane e të Drejtave të të Njeriut, e kanë refuzuar kërkesën e fshatit. “Sigurisht që nuk është çështje e lehtë. Nuk do të ndodhë sot, apo nesër, por nuk është e pamundur. Shikoni si u realizua Brexit”, thotë Princesha Nina.

Po ashtu ajo e pranon se e gjithë kjo histori i bën mirë biznesit. “Është diçka fantastike për turizmin, të mos e mohojmë. Kush nuk dëshiron të vizitojë një përrallë, të takojë princeshën dhe karrocën me kalë?”.

princeshe
fshati

fshat principate Seborga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-Iran pranë marrëveshjes?/ Teherani konfirmon: Draft me 7 pikë, do hapim Hormuzin

12:50 / September 25, 2026

Kongresi amerikan me ligj po ia ndalon presidentit largimin nga NATO

09:41 / September 25, 2026

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, përmend shqetësime për sigurinë kombëtare

09:14 / September 25, 2026

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

22:22 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.