Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ka dy mënyra si mund t’i japim fund virusit

15:06 / April 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5e8db3ba754e4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pyetja që ka tani e gjithë bota është: Kur do të marrë fund e gjitha kjo? Përgjigjja në fakt varet nga paqartësi që kemi ende lidhur sëmundjen që shkakton koronavirusi, përfshirë edhe dilemën nëse mund ta infektohemi më shumë se një herë dhe sa kohë do t’u duhet shkencëtarëve që të dalin me vaksinën. Kostoja dhe përfitimet e një izolimi të zgjatur dhe se çfarë mund të përballojnë vendet e ndryshme, si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe politike, janë gjithashtu faktorë.

Pra, si do të përfundon e gjitha kjo?

Ekziston një konsensus se pandemia do të përfundojë vetëm me vendosjen e të ashtuquajturit imunitet të masës. Kjo ndodh kur numër i mjaftueshëm njerëzish brenda një komuniteti janë imun nga një patogjen, që nuk mund të mbijetojë dot dhe zhduket vetvetiu. Ka dy rrugë për të arritur në këtë përfundim. Njëra është imunizimi. Studiuesit do të duhet të krijojnë një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër koronavirusit dhe autoritetet shëndetësore duhet ta mundësojnë atë për një numër të mjaftueshëm njerëzish. Rruga e dytë për imunitetin e masës është më e rëndë: Mund të lindë pasi një pjesë e madhe e një komuniteti është infektuar nga patogjeni dhe në këtë mënyrë zhvillojnë rezistencë ndaj tij.

Kur mund të lehtësohen masat?

Njerëzit nuk duhet të presin që jeta të kthehet së shpejti në normalitet. Heqja e shpejt e kufizimeve rrezikon që të nisë një valë e re infeksioni. Autoritetet në Kinë filluan të rihapnin qytetin Ëuhan, kur nisi pandemia, dy muaj pasi ishte mbyllur, kur transmetimi i virusit kishte ndalur. Por masat e Kinës ishin më të rrepta se kudo tjetër në botë dhe të paktën një qark iu rikthye izolimit për herë të dytë. Zv/drejtori i sektorit mjekësor në Angli, Jenny Harries, tha se masat e bllokimit duhet të zgjasin 2, 3 ose, në mënyrë ideale, deri në 6 muaj. Annelies Wilder-Smith, një profesoreshë e sëmundjeve infektive në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, rekomandon që kufizimet të qëndrojnë derisa rastet ditore të bien vazhdimisht për të paktën dy javë./ Burimi Bloomberg

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.