SPAK ka arrestuar ditën e sotme avokatin e njohur Alban Bengasi.
Mësohet se gjatë operacionit për goditjen grupeve kriminale, SPAK shpalli në kërkim dhe avokatin Bengasi pasi ai dyshohet se manipuluar provat për dy vrasje, duke i vendosur provat e krimeve tek personat që nuk kishte asnjë lidhje.
Të njëjta burime bëjnë me dije se është arrestuar edhe një efektiv policie tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, sektori i Krimeve.
Bengasi nuk është emër i panjohur. Ai ka pasur dhe më parë probleme gjatë divorcit dhe me bashkëshorten e tij dhe disa herë ka ndërhyrë dhe policie.
Ky konflikt do të përshkallëzohej gjer në plagosjen e avokatit nga ish kunati i tij pranë stadiumit Dinamo, në rrugën “Emin Duraku”.
Alban Bengasi ka qenë avokat i dy shtetasve turq që u árrestuan në Tiranë, Ervin Matës, e të tjerë të pandehurve në çështje të bujshme të ndodhura së fundmi.
