Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Ka nevojë të reformohet më tej!”/ Bushati nuk kursen kritikat ndaj PS: Ja çfarë pres nga partia që përfaqësoj!

17:47 / September 25, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, u shpreh në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se mandati i tretë i PS nuk është një çek i bardhë. Bushati renditi disa elementë kryesorë, që sipas tij, PS duhet t’i ketë në fokus gjatë këtij mandati qeverisës, duke vënë theksin te reformimi i mëtejshëm i partisë. “Tani është e rëndësishme të kemi një imagjinatë të zhdërvjelltë dhe të shohim drejt një horizonti më të gjerë. Tani horizonti për ne është Evropa”, tha mes të tjerash ish-ministri.

Pjesë nga intervista:

Aktualisht që flasim a është PS parti me rregulla?

PS është një familje e madhe politike. Duhet të pranojmë një fakt nga të gjithë, që PS është në mandatin e tretë qeverisës radhazi, që do të thotë nga pikëpamja e efektivitetit elektoral dhe besueshmërisë, PS është sot forca politike më e besueshme në vend. Mandati i tretë nuk mendoj se është një çek i bardhë.

Gara e PS duhet të jetë gjithmonë në raport me shoqërinë. Nevojë për t’u reformuar më tej, për të qenë një parti që do t’i bëjë të rinjtë të flasin. Nevoja për të parë përtej një 4-vjecari, duhet ta pozicionojë PS në një forcë avangarde për shoqërinë. Nuk është sot PS një forcë, ku çdo gjë funksionon më së miri, sepse mandati i tretë na ka sjellë në një sfidë tjetër. Jemi në kushtet, ku situata politike në kampin opozitar është e vështirë. Kemi një opozitë që për fat të keq ka një problem të madh me besueshmërinë. Kjo mund të duket si situatë përfituese për ne, por në fakt jo. Njerëzit kanë besuar PS, por nuk kanë dhënë një cek të bardhë për mënyrën si duhet të qeverisë PS. Ne nuk duhet të biem në tundimin e partisë-shtet, ku mbledhjet tona, forumet tona, kryesisht flasin për çështje që kanë të bëjnë me punësimet. Në mandatin e tretë, sfida jonë do të jetë që ta vendosim PS në qendër të reformave që vendi duhet të marrë, që aktivisti, militanti socialist të jetë në qendër dhe protagonist i këtyre zhvillimeve, i politikave kryesore publike, që në finale kanë lidhje të drejtpërdrejt jo thjesht me atë që ka votuar PS, por edhe me atë që nuk e ka votuar apo kundërshton politikat e PS, sesa me atë që konsiderohet ndryshe si politika e burimeve njerëzore, kush merr një vend pune apo kush lë një vend pune, sepse populli që ka mbështetur PS është gjithmonë më i madh se anëtarësia e partisë sonë.

A përfshin pak arrogancë brenda ky mandat i tretë?

Është shumë herët për të bërë një analizë sa i përket mandatit të tretë, sepse qeveria dhe parlamenti i ri kanë vetëm pak dytë. Vijmë nga një mandat i dytë mjaft sfidues, ku dy prej çështjeve që definuan disi mandatin e dytë, tërmeti dhe pandemia, u përballuan në mënyrë eficente, krahasuar me mundësitë që ka vendi, por krahasuar edhe me vendet e tjera. Tani është e rëndësishme të kemi një imagjinatë të zhdërvjelltë dhe të shohim drejt një horizonti më të gjerë. Tani horizonti për ne është Evropa. Është shumë e rëndësishme që ne të vijomë të gjenerojmë ide të reja për ekonominë, për mënyrën se si të rinjtë të ndërtojnë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme në Shqipëri, ide të reja jo për të rritur hendekun mes jugut dhe veriut të Shqipërisë, por edhe mes Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ide për mënyrën se si të përballojmë sfidat që kanë lidhje me sigurinë apo sfida që kanë të bëjnë me ngrohjen globale, sfida që kanë të bëjnë me digjitalizimin, etj. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me pjatën e përditshme, bukën e përditshme e të shqiptarit dhe që duhet të jenë fokus të partisë që unë përfaqësoj.

Bushati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.