Keidi Bare pritet të ndryshojë skuadër në këtë merkato, teksa Malaga është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me klubin e Espanjol. Përflitet për një shifër të afërt me dy milionë euro, që do të përfundojnë në arkat e Malagës falë mesfushorit shqiptar.
Ndërkohë, me transferimin që pritet të mbyllet me sukses, Bare do të bëhet futbollisti i parë nga Shqipëria në klubin katalanas. Në fakt, Espanjol ka pasur plot nacionalitete të ndryshme në organikë.
Bëhet fjalë për 53 nacionalitete të ndryshme, ndërsa tashmë në listë shtohet edhe Shqipëria. Kujtojmë se në sezonin e fundit Espanjol nuk ia doli të mbijetonte në elitën e futbollit spanjoll, e tashmë do të duhet të luftojë për t’u ringritur nga La Liga 2.
