Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ka pushtuar “heshtur” njerëzit, kjo është sëmundja më e nënvlerësuar në botë

16:46 / May 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stres migrene dhimbje koke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Migrena është sëmundja e gjashtë më e përhapur në botë, shpeshherë më e nënvlerësuara. 40% e atyre që vuajnë nga dhimbjet e Migrenës nuk marrin një diagnozë të saktë. Më së shumti problematika e tyre justifikohet me fjalinë “dhimbje koke”.

Specialistët po kërkojnë krijimin e Dhomave të Lehtësimit të Migrenës në vendet e punës. Një dhomë e vogël ku tonaliteti i bojës së murit është i lehtë. Ku mbizotërron errësira. Ku ka një shtrat, jastëk për t`u qetësuar.

Po çfarë është konkretisht kjo sëmundje e nënvlerësuar?

Bëhet fjalë për një sëmundje neurologjike e karakterizuar nga episode të përsëritura të dhimbjes së kokës me një intensitet që varion nga mesatarja, në të rëndë. Simptomat përfshijnë dhimbje, zakonisht pulsuese, por edhe të përziera, të vjella, mbindjeshmëri ndaj dritës, tingujve dhe erërave.

Migrena manifestohet në katër faza të veçanta:

Prodrome, ose sinjalet që na ‘paralajmërojnë’ për migrenën që afrohet: si për shembull dëshira për ëmbëlsira, ndryshimet e humorit, ndjenja e etjes dhe ngurtësisë në qafë.

Aura, çrregullime neurologjike tipike vizuale: drita të ndezura, linja zigzag ose një humbje e përkohshme e shikimit.

Faza e dhimbjes së kokës: ky është sulmi konkret i migrenës, i cili mund të zgjasë nga 4 deri në 72 orë.

Postdromo: faza përfundimtare në të cilën disa njerëz përjetojnë simptoma të ngjashme me një hangover, me përqendrim të dobët dhe mjegullim mendor.

Migrena prek 1 në 10 njerëz në të gjithë botën, dhe 90% e tyre thonë se nuk janë në gjendje të punojnë ose të kryejnë aktivitete të përditshme normale gjatë momentit të krizës. 51% e pacientëve përjetojnë një ulje me 50% të produktivitetit në shkollë ose në punë, duke humbur 10% të ditëve të punës për shkak të krizave të dhimbjes së kokës.

Por migrena është gjithashtu një sëmundje e bazuar në gjini. Nga Migrena vuajnë gati dyfish më shumë gratë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.