Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ka shumë pasiguri…”, COVAX: Kushtet e marrëveshjeve për vaksinën mund të ndryshojnë

14:21 / January 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Platforma e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid, Covax, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje edhe Shqipëria, ka deklaruar së fundmi se synimi i saj është të shpërndajë 1.8 miliardë doza të vaksinës për vendet e varfra në muajt e parë të 2021.

Siç shkruan The Guardian, Covax “shpreson t’i qëndrojë marrëveshjeve të furnizimit për vendet më të pasura në gjysmën e dytë të vitit 2021”.

Por Covax, e krijuar për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat kundër Covid-19 dhe që drejtohet nga aleanca e vaksinave Gavi, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) , etj, ka nënvizuar se kishte shumë paqartësi që ndikonin në prokurimin dhe furnizimin me vaksinat Covid-19.

Covax paralajmëron madje se kushtet e marrëveshjeve “mund të ndryshonin”, sipas Reuters.

Këto 1.8 miliardë doza do të shpërndahen përmes asaj që është quajtur ‘angazhimi paraprak në treg (AMC) në 92 vende “të kualifikueshme” (qe permbushin kriteret) dhe do të korrespondojnë me mbulimin e vaksinimit të rreth 27% të popullsisë në këto vende, tha aleanca Gavi në parashikimin e përditësuar për Covax.

“Parashikimi ynë tregon se ne duhet të përmbushim kërkesat për vaksinë që kanë përcaktuar pjesëmarrësit (e marrëveshjes) dhe që kanë bërë parapagimin, në gjysmën e dytë të vitit 2021,” thuhet në deklaratën e aleancës Gavi.

Disa marrëveshje furnizimi janë ende në negociata dhe disa prej vaksinave kandidate ende nuk janë aprovuar për t’u përdorur nga rregullatorët e ilaçeve ose OBSH.

“Ka shumë pasiguri që ndikojnë në furnizimin me vaksinat Covid-19 në 2021, jo vetëm rreth kapacitetit prodhues, rregullimit, disponueshmërisë së fondeve, kushteve përfundimtare të kontratës dhe gatishmërisë së vetë vendeve për të filluar programet e tyre kombëtare të vaksinimit Covid-19”, thuhet në deklaratën e Covax, shkruan The Guardian.

“Sasia e prodhimit do të ndikohet nga faktorë të shumtë, të cilët nga ana tjetër do të ndikojnë në vëllimin dhe kohën e furnizimit”, mbyllet reagimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.