Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ka siguruar vaksinimin vetëm për 5 mijë njerëz”, Bardh Spahia: Rama injekton vetëm propagandë në vend të vaksinës anti-Covid

21:45 / February 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardh Spahia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Edi Rama më shumë ka injektuar propagandë sesa ka sjellë vaksina anti-Covid në vendin tonë.

Spahia thekson se Rama nuk ka siguruar vaksinë më shumë se për pesë mijë njerëz dhe se pjesa tjetër është vetëm një propagandë qeveritare.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Bardh Spahia:

EDI RAMA PO INJEKTON PROPAGANDE NE VEND TE VAKSINES ANTI-COVID!

Edi Rama është bërë qesharak teksa sillet lart e poshte si Robert Camcakëzi dhe flet për proces vaksinimi kur në fakt më i madh është shpenzimi për propagandën se numri i vaksinimeve.

Prej fillimit të janarit Edi Rama vetëm gënjen e mburret se ka siguruar me talentin prej lypësi, sasi të konsiderueshme vaksinash duke dhënë edhe afate herë në javën e tretë të janarit, pastaj në shkurt por fakt është se deri tani sipas shifrave që vetë shpërndan janë siguruar vaksina në dy doza vetëm për më pak se 5 mijë persona. Dhe sa më shumë i del në shesh gënjeshtra, aq më shumë rrit propagandën, duke u shfaqur vetë kudo ku bëhet numri modest i vaksinave, sepse mendon se do mashtrojë qytetarët kështu. Inskenon edhe teatrin për vaksinimin e personaliteteve, por e vërteta kokëfortë është se mashtruesi që kemi për kryeministër ka siguruar vaksina vetëm për më pak se 5 mijë njerëz, kaq!

Lobimi i vonuar për sigurimin e vaksinave lidhet me modelin që ka ndjekur që në fillim të pandemisë me papërgjegjshmëri kriminale: priste dhurata e ndihma nga donatorë e miq ndërkombëtarë, ndërsa taksat e shqiptarëve i conte për koncesione e tendera sekretë për produkte me cmim disafish më të lartë se tregu.

Të njëjtën strategji edhe me vaksinën: priti dhurata, por fatkeqësisht ato nuk erdhën dhe tani Edi Ramës i kanë mbetur vetëm gënjeshtrat dhe ato po ia thotë cdo ditë shqiptarëve pa pikë turpi! Ky njeri i papërgjegjshëm po injekton propagandë në vend të vaksinës!

anti-Covid bardh spahia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

”Kam thyer këmbën”, deputeti nuk shkon në gjyq. Prokurorja: Të vijë me patericë

15:06 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.