Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ka vetëm një rrugë”, Astrit Patozi ngre alarmin dhe tregon se çfarë do i rrëzonte kokat e politikës shqiptare

18:44 / September 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patozi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Bindjes Demokratike ka bërë me dije se është emergjente që në Shqipëri të aplikohet një model që largon figurat që kanë shoqëruar për dekada rrugëtimin e politikës shqiptare. “Mjafton të mos ua lëmë atyre prapë në dorë”, shkruan Patozi duke marrë si shembull Dritan Abazoviqin. “Dhe ka vetëm një rrugë për t’i ndalur, jo vetëm këta tanët, por të gjithë autokratët apo politikanët e korruptuar, kudo në botë”, shprehet në  fund të komentit të tij Patozi.

Duke i refuzuar dhe duke i sfiduar përmes zgjedhjeve, të cilat, fatmirësisht, i kemi në prag

Postimi i Patozit

MJAFTON TË MOS UA LEMË ATYRE PRAPË NË DORË

Për shqiptarin Abazoviq, që u kthye papritur në njeriun kyç të Malit të Zi, qarkullojnë shumë informacione këto ditë.

Mes tyre mund të ketë të vërteta, legjenda, shpifje apo thashetheme, dhe kjo ndodh me të gjithë ata që vihen në qendër të vëmendjes publike.

Nuk e di se si ndjehet ai vetë, por është e sigurt që çfarëdo që të mendojmë për të, ne nuk e bëjmë, as më të madh dhe, as më të vogël, se sa është, Dritan Abazoviqin.

Por nuk është karriera e një shqiptari të çuditshëm në Ballkan, që është bërë politikan kryesisht me votat e kombësive të tjera, ajo që më bën përshtypje.

Propozimi i tij për një qeveri ekspertësh duket se ka qenë edhe kollona kryesore e marrëveshjes së koalicionit, e cila mund ta rrëzojë Gjukanoviqin nga pushteti pas 30 vjetësh.

Meqë jemi në një rajon problematik, ku besa nuk vlerësohet shumë, askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr, nëse kësaj dakordësie do t’i shkohet deri në fund dhe aq më pak për fatin e kësaj qeverie teknike, që mund të krijohet së shpejti në Mal të Zi.

Nuk ka rëndësi, nëse kjo është një shpikje personale e shqiptarit Abazoviq apo një projekt më i gjërë ndërkombëtar për të pasur një tranzicion të butë pushteti në Podgoricë, ndoshta edhe me pëlqimin e presidentit humbës.

Por nëse do të funksiononte atje, them se do të kishte qenë një model i mirë edhe për Shqipërinë, e cila e ka më emergjente dhe më alarmante nevojën për të dalë nga kthetrat e 3 apo 4 personazheve, që i kanë bërë gjëmën për dekada me radhë dhe as që e çojnë ndërmend të tërhiqen ndonjëherë.

Por që kjo të realizohet duhet në radhë të parë t’u presësh thonjtë dhe të mos ua lësh ta kenë prapë ata në dorë.

Sepse po e patën, nuk ka nevojë të shtrydhësh fantazinë, sepse bëjnë ekzaktësisht të njëjtën gjë; e fusin Shqipërinë mes këmbëve dhe e copëtojnë të gjallë.

Dhe ka vetëm një rrugë për t’i ndalur, jo vetëm këta tanët, por të gjithë autokratët apo politikanët e korruptuar, kudo në botë.

Duke i refuzuar dhe duke i sfiduar përmes zgjedhjeve, të cilat, fatmirësisht, i kemi në prag.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.