Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kacifas përkujtohet si hero në Bularat

18:25 / October 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kacifas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kostandinos Kacifas është përkujtuar në një meshë private në Bularat, 2 vjet pas vdekjes së tij.

Debatet për çështjen Kacifas kanë zgjatur përgjatë gjithë kësaj periudhe. Në meshën e sotme situata ka qenë e qetë pasi është diferencuar edhe nga festa zyrtare e “Jo-së” që përkujton luftën italo-greke më 28 Tetor të çdo viti.

“Përkujtojmë sot një martir që u sakrifikua për të na hapur sytë dhe për të na treguar rrugën në mënyrë që të kuptojmë ku po shkon ky vend, përndryshe nuk mund të vijë paqja dhe dashuria. Në këtë përkujtimore duhej të ishin më shumë njerëz dhe kur themi e përkujtojmë duhet që të rinjtë ta mbajnë në memorje emrin e tij. Duhen organizuar konkurse dhe festa duhen ndarë çmime”, u shpreh prifti.

Njëkohësisht familjarë të Kacifas, nëna e tij, por edhe kunati u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare të zbardhin ngjarjen.

“Kërkoj të shoh përballjen e djalit tim. Pse e fshehin videon? Pse nuk na e japin. Ai ishte një djalë trim në mbrojtje të asaj që besonte të kombit dhe etnisë sonë. Djali im sado që të duan ata ta mbulojnë shpejt është një yll në qiell që ndriçon gjithë helenizmin dhe gjithë Vorio Epirin. Nuk preku askënd djali im. Mund t’i kishte vrarë të gjithë, por falënderoj Zotin që nuk ka vrarë njeri. E ndiqnin 40-50 vetë, gjithë Renea. Çfarë bëri djali im? Ngriti flamurin? Flamuri na takon, doni apo s’doni ju. Jemi grekë dhe grekë do vdesim”, deklaroi e ëma e Kacifasit.

“Policia shqiptare ka video dhe kemi 2 vjet që nuk e marrim dot. Dy prokurorë janë dorëhequr. Diçka po ndodh nga diçka kanë frikë njerëzit këtu… Pse ishte hero Kostandini? Duhet të kuptojmë çfarë është një hero si fillim. Çfarë është një hero? Hero është ai që sakrifikohet për diçka tek e cila beson. Për çfarë u sakrifikua Kostandini? Sepse kundërshoi presionin. Për arsye që nuk i di shteti shqiptar po ushtronte presion jo vetëm ndaj grekëve, por edhe ndaj shqiptarëve. Nëse do të kishte vrarë një polic do ta kishit quajtur hero? Nëse do të kishte vrarë dikë gjërat do të ishin shumë më të vështira megjithatë ka dy gjëra që ende nuk i dini dhe nuk mund t’i them por do t’i përdorim në gjyq. Me sa duket do detyrohemi ta çojmë çështjen në gjykatën evropiane. Ai ishte vetëm në mal dhe nuk kishte armë. Këtë do ta provojmë”, tha kunati Vangjelis Saqelariu.

Ajo që tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e këtij viti përveç numrit të vogël të pjesëmarrësve ishte dhe mungesa e përfaqësuesve të politikës greke në Shqipëri dhe në Greqi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u votua? Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e grupit parlamentar

22:00 / November 16, 2026

Analisti/ “PS rrezikon të paguajë koston e çarjes Rama-Veliaj”: Erioni nuk mund të lihet jashtë vendimmarrjes për Tiranën

20:20 / November 16, 2026

1.8 miliardë lekë për rindërtimin në Tiranë/ Demo jep lajmin: Financim për zhbllokimin e punimeve në Kombinat dhe “5 Maji”, synohet përshpejtimi i procesit

16:03 / November 16, 2026

“Na merrni në tryezën europiane, nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama i bën thirrje BE-së: Ka ardhur koha që vendet kandidate të bëhen pjesë e tryezës europiane

15:15 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.