Kjo javë e Kategorisë Superiore mund të jetë vendimtare për titullin kampion, pasi mund të dekretojë edhe matematikisht Tiranën si fituese të trofeut. Por ajo e bardhebluve ndaj Kukësit do të jetë një ndeshje që parashikohet të dhurojë pak spektakël, pasi do të luhet në piskun e vapës.
Problemet me sistemin e ndriçimit në “Selman Stërmasi” bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes me ndriçim artificial e për këtë arsye, dueli mes Tiranës dhe Kukësit do të luhet të hënën në orën 17:45, paralelisht me një tjetër duel shumë interesant, atë mes Bylisit dhe Partizanit.
Në fakt, java do të fillojë të dielën, me sfidat Luftëtari-Vllaznia dhe Laçi-Flamurtari, të dy duele të cilët shohin skuadrat e rëna nga kategoria të zbreisn në fushë në orën 17:45 në temperatura ekstreme.
E vetmja ndeshje që do i shpëtojë vapës për këtë javë do të jetë ajo në Durrës mes Teutës dhe Skënderbeut. Ndeshja në fjalë është caktuar të luhet të hënën në orën 20:45 dhe ka rëndësi të madhe për durrsakët të cilët duan që të vazhdojnë të mbajnë vendin e tretë që i siguron një biletë për Europën.