Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar dy operacione policore, nga të cilat janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Personat janë arrestuar për kalim të paligjshëm të emigrantëve në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”.
Personi i tretë është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur automjetin në hyrje të qytetit të Tepelenës.
Nga dy operacionet u sekuestruan tre automjete, tre aparate celulare dhe një shumë parash.