Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kaloi një furgon policie dhe këta i hodhën një top me lekë”, rrëfimi i një përdoruesi heroine

20:33 / January 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dddd 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një përdorues i lëndëve narkotike ka rrëfyer varësinë e tij prej drogës. Ai tha se është njohur me heroinën në moshën 20 apo 21-vjeçare.

“Në fillim kam provuar hashash. Është një portë për t’u futur në drogat me zarar, sepse të gjithë e pijnë hashashin për të qeshur. Kam pasur një lloj frike dhe i rrija larg personave që pinin drogë, apo kishin të bënin me drogat. Unë e kam provuar për herë të parë në vitin 1997. Në lagjen tonë kishte pistoleta, kallash. Shumica s’e dinin se çfarë pinin. Thoshin çunat, ja po pijmë këtë drogën e të fortëve. Me heorinën është e kundërta, je i qetë, çdo gjë e ke në rregull”, tha ai për Fiks Fare.

Ai shpjegon se, në atë kohë ka qenë një pikë te “Zogu i Zi”.

“Atje shitej gjithmonë. Njëherë rastisi që e njihja personin që e shiste. Më thotë, edhe ti erdhe këtu? Ishalla – më tha, – s’të shoh më këtu. Atje kaloi një furgon policie dhe këta i hodhën një top me lekë”, vijon rrëfimin, ndërsa shton se më pas filloi punë në një institucion, ku edhe atje e pinin.

“Ne e njohim njëri-tjetrin, e njohim nga pamja, nga mënyra e të sjellurit. Edhe nga era, se dikush që e pi me varak e njeh. Të ndryshon edhe bebja e syrit, të bëhet e vogël, si majë gjilpëre. Jam njohur edhe me kokainën. Kam përdorur dy vite. I bëja të dyja, kokaina të ngrinte lart, heroina të ul. Ka persona që i përdorin të dyja, quhet ‘speed’. Kjo gjë është e rrezikshme se ti e sforcon trurin, i jep efekte të kundërta me njëra-tjetrën. Të jep një mpirje”, thotë ai.

Më tej, ai shton se e ka lënë shumë herë.

“Heroina është droga më e keqe që ekziston. Duhet një njeri që të jetë shumë i fortë, që të shkëputet nga ajo. Ka një varësi shumë të lartë, më shumë sesa drogat e tjera. Në momentin që e ke marrë heroinën, edhe sikur pak të kesh lënë për të nesërmen, atëherë ti je bërë i varur. Them për rininë që t’i rrinë larg”, vijon ai.

Sipas tij, nëse nuk ke përdorur të paktën një muaj dhe kërkon ta lësh atë, 3 ditët e para janë ditët më të këqija.

“Do të heqësh të zitë e ullirit. Ndodh ankth, dhimbje kockash, mesi, dhimbje dhëmballe, dhimbje koke. Të vjen për të vjellë. Të dridhet trupi. Të gjitha këto bashkë, gjithë ditën dhe s’pushojnë gjithë ditën. S’të lënë asnjëherë rehat. Në momentin që i ke këto, të marrësh një pikë të pushojnë të gjitha. Bëhesh si në fillim. Kjo është varësia nga heroina”, thotë ai.

Droge Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.