Gjykata vendosi të kalojë sot për gjykim çështjen në ngarkim të ish-ministrit Fatmir Mediu, nën akuzën për shpërthimin në Gërdec.
Në seancën e sotme gjyqësore, trupi gjykues vendosi të pranojë gjykimin e shkurtuar për rastin. Seanca në themel është parashikuar të mbahet më datë 24 prill, ora 08:30
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dërgoi për gjykim ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
Ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, SPAK ngriti akuzën “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
