Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kaluan Covid-19, por tani po përballen me një tjetër bela të madhe

12:35 / July 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 19 750x500 1 630x420 1 630x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nekroza avaskulare ( AVN ), vdekja e indeve të kockave për shkak të mungesës së furnizimit me gjak  mund të prekë pacientët që kanë kaluar Covid-19.  Deri më tani janë konfirmuar 3 raste të të nekrozës avaskulare në Mumbai dhe mjekët i frikësohen faktit se mund të përhapet edhe më shumë gjatë muajve të ardhshëm.

Lidhja midis mukormikozës dhe nekrozës avaskulare është përdorimi i steroideve, ilaçi i vetëm që duket se ndihmon pacientët me Covid-19. Në spitalin Hinduja, Mahim, u trajtuan 3 pacientë të moshës nën 40 vjeç, të cilët zhvilluan nekrozë vaskulare dy muaj pas infektimit me Covid .

“Këta pacientë zhvilluan dhimbje në femur (pjesa sipërme e kockës së kofshës) dhe  duke qenë se ishin mjekë, ata i njohën  simptomat dhe filluan menjëherë trajtimin,” tha Dr Sanjay Agarwala, drejtori i Spitalit Hinduja, Mahim.

Dr,Agarwala botoi një raport  ‘Nekroza avaskulare si pjesë e “Covid të zgjatur”,  të shtunën në revistën prestigjioze mjekësore ‘BMJ Case Study’. Ai tha se “përdorimi në shkallë të gjerë i steroideve çon në ringjalljen e rasteve të AVN. Specialistë të tjerë ortopedikë theksuan se ata kishin konstatuar një ose dy raste midis pacientëve pas infektimit me Covid, raporton abcnews.al

“Për pacientët që kanë vuajtur nga “Covid i zgjatur” dhe kanë nevojë për trajtim me steroide, ky është një shqetësim”, tha një mjek i spitalit.

Dr Rahul Pandit, anëtar i Task Forcës për Covid-19 , i cili po studion nekrozën avaskulare, tha: “Zakonisht rastet AVN shfaqen 6 muaj pas trajtimit me steroide. Kulmi i valës së  dytë të Covid ishte në prill-periudha kur pacientët u trajtuan me steroide.

Por Dr Agarwala, i cili është i njohur si specialist i nekrozës avaskale,  ka iniciuar një trajtim mjekësor (i quajtur  bisfosfonat)  20 vite më parë, por që mesa duket ka filluar tani të japë efekt.

Studimi i tij prek dy tendenca shqetësuese: pacientët që kanë kaluar Covid morën një dozë më të ulët të steroideve. Atyre iu dha një dozë mesatare prej 758 mg që është më pak se doza 2,000mg  që shkakton  AVN.

Së dyti, zakonisht duhen gjashtë muaj deri në një vit për të zhvilluar AVN pas përdorimit  të steroideve.

“Por pacientët tanë zhvilluan  AVN 58 ditë pas diagnozës së tyre,” tha Dr Agarwala.

Meqenëse këta pacientë kërkuan ndihmë, ata nuk kishin nevojë për operacion, një ndërhyrje e zakonshme për nekrozën avaskulare.

“Të mbijetuarit nga Covid-19, të cilët janë trajtuar me steroide, dhe më pas kanë zhvilluar dhimbje të kockave duhet të marrin  bifosfonat. Simptomat e tyre do të përmirësohen menjëherë, ”tha Dr Agarwala.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.