Gazetarja e njohur e sociales, Ajgena Korbi, ka përlotur shikuesit mbrëmjen e sotme me rrëfimin e saj.
Ajo tregoi se gazetaria ka qenë ëndrra e babait të saj, i cili nuk jeton më.
“Unë jam gazetare sot dhe kjo nuk ka qenë dëshirë e imja, por tim ati. Unë kam dashur mjekësinë, por babai im donte që unë të bëhesha gazetare dhe unë jam. Jam munduar që të punoj me parimet e mia. Unë kam 14 vjet që punoj në media por babai im ka 12 vjet që nuk jeton më. Megjithatë mendoj se jam përpjekur ta realizoj ëndrrën e tij”.
Më tej, Ajgena ka deklaruar se dëshiron që në ardhmen të ketë një familje, por që janë planet e Zotit.
“Kam në plan një familje, por nuk e di se kur do ma sjell Zoti. Megjithatë mendoj se gjërat e mira vijnë avash avash”.
