Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e konsideroi “hakmarrje nga qeveria” vendosjen e dy gjobave ndaj tij, pasi u akuzua se nuk respektoi masat e distancimit social.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Basha u shpreh se ka respektuar distancimin social, ndërsa ironizoi se disponon 6 patenta.
“Është thjesht hakmarrje, pasi kam respektuar një më një rregullat e Covid-19.
Të jeni të sigurt se mua nuk më bën pis dikush që ka marrë namim tashmë si kreu i një qeverie të delegjitimuar. Unë kam 6 patenta“, tha Basha.