Deputeti socialist Erion Braçe ka sulmuar kompaninë telefonike ONE, për abuzim masiv me klientët, përfshirë edhe atë vetë, që sipas tij ka 1 muaj pa shërbim celular.
Përmes një postimi në facebook, Braçe shkruan se arroganca e kompanisë në marrëdhëniet me njerëzit është e neveritshme.
Sipas Braçes edhe pse ai ka paguar rregullisht detyrimet përmes faturave në bankë, kompania nuk i njeh pagesat dhe i ka bllokuar thirrjet.
ONE është aktualisht një prej kompanive më të mëdha të telefonisë në vend duke gëzuar një pozicion të fortë dominues në tregun e telefonisë celulare.
Postimi i plotë:
