Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kam provuar hashashin”/ Kreu i FRPD-së si Rama: Jam tifoz i Juves dhe kam frikë të ngas makinë

22:51 / November 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
59AB9851 0BF3 4C7E A227 68F3B0D7926B
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri rrëfeu në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv detaje nga jeta e tij private, nga adoleshenca, njohja me bashkëshorten, dhe si e ndryshoi ardhja në jetë e vajzës. Xhaferri tha se u lidh me vajzën nga Peja që studionte Arkitekturë në Tiranë pas bisedave në rrjetet sociale, ku kishin shoqëri të përbashkët. Xhaferri tha se ndryshoi si njeri me lindjen e vajzës së tij Andrra.

“Jam penduar që nuk e kam krijuar familjen edhe më herët. Se kur krijon një familje shumfishohet fokusi dhe dëshira për punë. Unë jam i martuar me një vajzë, se s’më pëlqen ta quajë grua por vajzë. Është nga Peja, ka qenë fashion blogër, por zanati i saj është arkitekte. Jemi njohur në Tiranë, jemi dashuruar, kemi bashkëjetuar, jemi martuar. Kemi pasur sfida shëndetsore dhe të jetës. Jemi të bekuar që kemi një vajzë, po presim edhe një djalë së shpejti. Lindja e vajzës sime, bërja baba, aty njeri ndryshon, si nata me ditën. Çdo gjë ikën, fokusi personal ikën dhe bëhet fokusi grupi, familja, që t’ia dalësh mbanë, t’i suportosh, t’i mbrosh.  Besoj që jam baba i kujdesshëm, me durim. Duhet të shpenzosh kohë me ta dhe mbi të gjitha duhet të jesh prind. Nuk mund të jesh shokë. Unë me Marigonën kemi vendosur të jemi edhe striktë, por edhe prindër shumë të dashur. Andrra është një fëmijë, që megjithëse 2 vjeç, është shumë e disiplinuar. Margiona e ka meritën, është një mama që komunikon shumë me fëmijën dhe e ka ndihmuar të flasë shumë shpejt. Emrin ia kam vendosur unë, jemi fansa të emrave shqip”. tha Xhaferri.

Besarti tregoi se i ka propozuar Marigonës në një restorant të bukur në Londër. Sa i takon marrëdhënies me veten, Xhaferri tha: “Unë jam kritikuesi më i madh i vetes. Besarti 1 është idealist, që do që gjërat të shkojnë në mënyrë ideale dhe të ndershme, Besarti 2 lufton me realitetin. Por gjithmonë mbaj zjarrin për të mos i rënë më qaf askujt dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët me të gjithë. Konflikti mund të ndodhë, por duhet të jetë gjëja e fundit në hapat e jetës tonë ditore”.

Ai tha se ndihet mirë kur fiton Juventusi. Ndërsa u shpreh se nuk i jep makinës pasi e ka fobi. Ndër të tjera zbuloi se ka ngelur një vit akademik në Angli, pasi i duhej të punonte për të paguar shkollën. Kreu i FRPD tha se ka provuar hashashin në adoleshencë, gjë që nuk do ta bënte më kurrë.

Kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama është tifoz i Juventusit dhe nuk nget makinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026

Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë

19:26 / October 29, 2026

Masat e reja ‘qetësojnë’ protestuesit/ Protesta para Kuvendit, dhunë vetëm në sallë

16:41 / October 29, 2026

Një mijë të rinj garojnë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit

15:21 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.